Makrabe! Djali qëllon për vdekje të ëmën në Pogradec

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Pogradec ku sipas raportimeve të para, djali i ka marrë jetën nënës së tij.

Policia bën me dije se 44-vjeçari, i identifikuar me inicialet O.Ç., vuan nga probleme mendore dhe qèllon me thikë nënën e tij 70-vjeçare në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10 në fshatin Buçimas.

E moshuara nuk ia ka dalë që ti mbijetojë plágëve të rènda dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë djali është shoqëruar për në komisariat dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga pròbleme mendore) dyshohet se ka qèlluar me thíkë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndèrruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e pòlicisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.08.2020 17:21