Bayern likujdon Lyon dhe pret në finale PSG (VIDEO)

Bayern Munich ka fituar me shifrat 0-3 ndaj Lyon duke siguruar finalen e Champions League ku do të presë PSG.

Për skuadrën gjermane Gnabry shënoi dy herë dhe në fund të takimit rrugën e rrjetës e gjeti dhe Lewandowski.

Ndërkohë finalja Bayern-PSG do të luhet më 23 gusht në Lisbonë. /albeu.com/


Shtuar 19.08.2020 20:53