Shqiptari dhunohet pa mëshirë nga bashkatdhetarët në Greqi, e lanë të gjakosur në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në ishullin e Santorinit në Greqi.

Një 34-vjeçar shqiptar është dhunuar brutalisht nga katër bashkatdhetarë dhe një grek.

Mediet greke raportojnë se dy nga pesë autorët e e rrahën shqiptrain me shkopinj bejsbolli dhe pjesa tjetër e goditën me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar plagë të rënda.

34-vjeçari shqiptar ndodhet aktualisht në spital. Pasi e kanë sulmuar autorët e kanë lënë të lënduarin të gjakosur në mes të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e dhunës brutale ndaj shqiptarit, ndërsa policia po punon për kapjen e autorëve./albeu.com/