Kali i Trojës nuk ishte kalë, por...
Sipas një studiuesi italian, Francesco Tiboni, profesor i Universitetit të Marsejës, makineria që përdorën grekët për të nënshtruar Trojën nuk ishte kali prej druri, por një anije fenikase me kokë kali, që quhej “hipos”.

Kali i drunjtë, barku i të cilit u mbush me luftëtarë grekë, që më pas dolën e nënshtruar Trojën, sipas arkeologut italian nuk ka qenë aspak i tillë, por bëhet fjalë për një gabim në përkthim.
Sipas tij, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një kalë, por dimensionet e mekanizmit që shërbeu për fshehjen e luftëtarëve janë hiperbolizuar.

Sipas Tibonit, ka më shumë mundësi që një anije e përmasave të mëdha mund të ketë mbajtur në “barkun” e saj luftëtarët grekë, të cilët e kanë pasur të lehtë të dalin për të nisur betejën.
Teza e tij është fryt i një studimi dyvjeçar dhe është publikuar në revistën “Archeologia Viva”. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2016, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori