Ka vuajtur 17 vite nga anoreksia, ja transformimi i 23-vjeçares (FOTO)
Një 23-vjeçare e cila ka vuajtur për 17 vite me radhë nga anoreksia, ka dalë triumfuese nga kjo sëmundje pasi është transformuar tërësisht.

Nëna e re Holly Griffiths, nga Londra, ishte vetëm 8 vjeçe kur ndaloi për herë të parë ushqimin dhe ka kaluar afro 2 dekada duke vuajtur nga anoreksia.

Sipas “Daily Mail”, mamaja e dy fëmijëve kuptoi vitin e kaluar se ajo duhet të shtonte disa kile dhe më në fund vendosi që të ushqehej bollshëm dhe të merrte mbi 2000 kalori në ditë.

Griffiths është shprehur se me një dietë të fortë dhe me ushtrime të pandërprera u transformua tërësisht. Madje ajo ka shtuar se ndjehet shumë mirë me format e reja të trupit.
Shtuar më 05/07/2017, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori