Ja urat më të bukura në Europë (FOTO LAJM)

Ura “25 Avrile” në Lisbonë
Portali European Best Destinations në një analizë që ka bërë ka arritur që të rendisë urat më të bukura të Europës. Pjesë e kësaj liste janë 10 urat me dizajnin më të bukur. Në listën e urave më të bukura të Kontinentit të Vjetër janë;

Ura “25 Avrile” në Lisbonë, e gjatë 2.277 metra, e inauguruar më 6 prill të vitit 1966, e cila është renditur si ura e parë më e bukur në Europë, e ndjekur nga Ura Toëer Bridge në Londër. Kjo është një urë e ndërtuar në vitet 1886 dhe 1894, mbi lumin Temza një ndër urat më të njohura në botë, e dyta në këtë listë.

Ura mesjetare Ponte Vecchio në Firencë është radhitur në vendin e tretë. Bastei në Gjermani, në lartësi mbidetare 305 metra, versioni i parë prej drurit u ngrit më 1824, kurse me konstruksion metalik më 1851, është renditur e katërta, ajo depërton përmes shkëmbinjve mbi lumin Elba.

Ura Dom Luis I në Port në Portugali është renditur e pesta në këtë listë. Viadukti Milo në Francë, zyrtarisht ura më e lartë në botë (343 metra), u inaugurua më 2004. Kalon nëpër grykën e lumit Tarn.

Ura Vargore e Secenjit në Budapest është lëshuar për komunikacion më 1849, që në listën e urave më të bukura të Europës është radhitur në vendin e shtatë. Ura Rialto në Venecie, e teta në këtë listë, është njëra nga katër urat që lidhin brigjet e Kanalit të Madh.

Urës Kapelës në Luzern, e ngritur në shekullin e 14-të, i është rezervuar vendi i nëntë dhe e dhjeta në këtë listë është renditur Puente Nuevo është simbol i qytetit Rondo në jug të Spanjës. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori