Ja si të keni një emër ekskluziv për fëmijën tuaj
Emrat për fëmijët janë gjithmonë pjesa ku të gjithë kanë vështirësi zgjedhjeje. Secili kërkon një emër të veçantë dhe sa më të denjtë për fëmijën e tij. Tashmë në Zvicër është e mundur që të krijosh një emër për bebin kundrejt një çmimi të çaktuar.

Një agjensie e themeluar në këtë shtet bën të mundur që të krijojë një emër ekskluziv për fëmijën tuaj. “Ne krijojmë emra të përveçëm me tingull dhe ritëm që harmonizohen me prejardhjen historike dhe kulturore të familjes”, thotë Marc Hauser, themelues dhe pronar i një agjencisë.

Sipas tij, emri i parë ekskluzive për pasardhësit e ka një çmim të lartë: rreth 28.000 franga zvicerane (rreth 23.000 euro) duhet të paguajnë prindërit, raportojnë mediat zvicerane. "Shuma korrespondon me tarifat e zakonshme për krijimin e emrave të markave ndërkombëtare", justifikon ai shumën pesë shifrore. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori