Diona Fona “e ndau” nga Jasmina, Andi Artani tregon një tjetër këngëtare që ka patur diçka (FOTO LAJM)

Andi Artani, ish-konkurenti i “Përputhen 2”, ka qenë një nga konkurentët më të komentuar sezonin e kaluar. Ai doli çift me Jasminën por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. “Krisja” thuhej se nisi kur Andi mori pjesë në klipin e këngëtares Diona Fona, për të cilën Jasmina shprehu hapur xhelozinë. Madje mes konkurrentit dhe këngëtares u përfol për një lidhje të mundshme, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e pranoi.

Por, ajo nuk paska qenë këngëtarja me të cilën Andi ka flirtuar. I ftuar në emisionin “Barber Shok” iu përgjigj shumë pyetjeve private, dhe ndër të tjera zbuloi nëse ka ngacmuar apo flirtuar me ndonjë personazh të famshëm në rrjetet sociale. Ai ka pranuar se ka qenë Kida, vajza që ai i ka shkruar shpesh në rrjetet sociale pa zbuluar më shumë.

Po ashtu Andi u pyet nëse është refuzuar nga ndonjë femër. Pa asnjë lloj kompleksi Andi e ka pohuar këtë fakt, duke u përgjigjur shumë thjesht, ‘Normal që po’.


Shtuar 29.11.2021 15:12