Ja përse duhet ti ndërroni këpucët
Këpucët shpesh janë dhe pjesa që mund të përdoren më shumë nga ne, nëse rrobat e tjera mund të ndërrohen ccdo ditë, këpucët mund të këni një përdorim të përditshëm nga ne.

Ju mund të jeni duke veshur këmishë dhe pantallona tjerë çdo ditë, por mundësitë janë të mëdha që këpucët nuk i ndërroni. Të njëjtat këpucë të lëkurës ngjyrë kafe apo të zeza mund të duken spektakulare, por nuk është e mirë t’i mbathni të njëjtat çdo ditë.

Sado që dëshironi t’i mbathni ato çdo ditë në punë, më mirë është t’i ndërroni, pasi që mbathja e shpeshtë e tyre e shkatërron pamjen e këpucëve më shpejtë nga që mendoni.

Këpucët e mira të lëkurës kushtojnë shtrenjtë, prandaj është ide e mirë të kujdeseni për to dhe të zgjatni jetëgjatësinë e tyre.

Ekspertët rekomandojnë t’i ndërroni ato çdo ditë, pasi që këmbët djersiten gjatë ditës dhe lëkura e thithë atë djersë, e kjo shkakton që këpucët të shkatërrohen, plus ato fillojnë të mbajnë erë të tmerrshme. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2016, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori