Ja cili është objekti më i pistë që përdorim ne
Karrocat e supërmarketeve janë ndër objektet më të pista që ne kemi kontakt me to. Sipas një studimi shkencor i Universitetit të Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një testim që bëri me 85 ekzemplarë dhe rezultatet ishin shokuese.

Nga studimi rezultoi se 72% e karrocave rezultuan pozitive për bakteret e ndodhura në fekale, ndërsa gjysma e tyre kishte edhe E.coli, një prej bakterëve më agresivë të njohur.

Rezultatet tregojnë se karroca e supërmarketeve është dhe më e pistë se sa tualetet publike, pasi askush nuk kujdeset që të disifektojë karrocat e supermarketeve.

Studiuesit këshillojnë që konsumatorët të kujdesen dhe të shmangin prekjen e drejtëpërdrejtë të ushqimeve të zbuluara me pjesët e karrocës. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2015, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori