Ja cili do të jetë shkaktari i gjysmë milion vdekjeve në vitin 2050
Ekspertët paralajmërojnë se në vitin 2050 të paktën një gjysmë milioni personash do të ndërrojnë jetë për shkak të ndikimit që do të kenë ndryshimet klimatike në prodhimet ushqimore.

Sipas tyre parashikimi i kobshëm pritet të ndodhë për shkak të ndryshimeve në dieta dhe peshën trupore nga produktiviteti i reduktuar i kulturave bujqësore.

Shumica e këtyre jetëve "shtesë" të shuara do të prekin Kinën, Indinë dhe disa vende me të ardhura të pakta në Paqësor dhe Azi, por efektet mbi disponueshmërinë e ushqimeve do të prekin edhe shtetet e pasura.

Përmes një artikulli në revistën "The Lancet", doktor Marco Springmann, nga programi “Martin” i Oksfordit mbi të ardhmen e ushqimit, në universitetin me të njëjtin emër, pretendon se ndryshimet klimatike do të kufizojnë përmirësimet në disponueshmërinë e ushqimeve me të paktën 1/3-ën deri në vitin 2050.

Si pasojë, kjo gjë do të çonte në 3,2 për qind më pak ushqime në dispozicion për personat e moshës së mesme dhe atyre të tretë. Në veçanti, ky parashikim do të përfshijë reduktimin e frutave e perimeve, ndërsa kaloritë e mishit të kuq do të uleshin me 99 kcal për person në ditë.

Këto ndryshime në disponueshmërinë e ushqimeve do të rrisnin gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës, arrestet kardiake dhe ato të kancerit, shpjegon Springmann.

Modelimi parashikon që, efektet e ndryshimeve klimatike në produktivitetin ushqimor do të jenë përgjegjëse për rreth 529 mijë vdekje shtesë deri në 2050-n. Megjithatë, ky nuk është një lajm i keq…

Reduktimi i disponueshmërisë së ushqimeve pritet të ulë numrin e vdekjeve si pasojë e obezitetit me rreth 260 mijë, gjithsesi ky numër është sërish më i vogël, transmeton Tch. Po të mendosh se janë edhe 266 mijë vdekje të reja për shkak se personat do të jenë nënpeshë.

Reduktimi i konsumit të mishit të kuq pritet të parandalojë 29 mijë vdekje çdo vit, por reduktimi i frutave dhe perimeve do të çonte në 534 mijë vdekje të reja. Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga mungesa e frutave dhe perimeve do të shënohen në vendet me të ardhura të larta, përfshi Evropën dhe Amerikën Veriore. /albeu.com/

Shtuar më 04/03/2016, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori