“Zhgënjehet” Zhegrova, nuk e ndërroi dot fanellën me idhullin e tij, Messin (VIDEO)

Edon Zhegrova është një nga fansat më të çmendur të Barcelonës dhe rrjedhimisht idhulli i tij është Lionel Messi.

Ëndrra e talentit kosovar është që në një të ardhme të mbajë veshur fanellën e klubit blaugrana.

Kalimi në Ligue 1 te skuadra e Lille mund të quhet një hap para për të realizuar ëndrrën e tij. Në sfidën që Lille zhvilloi kundër PSG-së së Lionel Messit, ishte e veçantë për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës.

Edhe pse përballë PSG-së skuadra e Lille doli e humbur pasi u mposht me shifrat 5-1, Zhegrova luajti disa minuta në këtë ndeshje, minuta këto që e vënë përballë idhullit të tij, Messit.

Pas përfundimit të takimit, talenti shqiptar i kërkoi fanellën shtatë herë fituesit të Topit të Artë në tunel, mirëpo atë e kishte siguruar një lojtar tjetër, shoku i skuadrës së tij.

Messi i kërkoi falje Zhegrovës pasi nuk mund t’ia jepte këtë herë, por me gjasë dyshja do të takohen edhe shumë herë të tjera./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 11:30