Ja çfarë problemi ka indiani më i gjatë në botë (FOTO LAJM)

Gjatësia duket se është bërë pengesë për këtë djalë indian, i cili e ka të pamundur që të sigurojë një punë. Indiani, Dharmendera Singh me gjatësi prej 2m e 75 cm duke kërkuar punë dhe duke parë që askush nuk po e punëson prej gjatësisë së tij, mendoi një mënyrë interesante për të bërë para.

Ai del çdo ditë në një nga parqet e vendlindjes dhe ofrohet si një "send" i pazakontë më të cilin njerëzit mund të bëjnë fotografi drejt një shume të caktuar parash.

"Në kolegj unë isha një person shumë i turpshëm. Si të gjithë djemtë e tjerë të brezit tim. Unë kam pasur një respekt të madh për femrat, por nuk kam arritur ende ta njoh femrën e ëndrrave të mia", thotë ai. Singh thotë se fakti që askush nuk e merr në punë e bën shpesh të ndihet i padobishëm për veten dhe shoqërinë. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2015, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori