Ja çfarë mesazhi vendosi tek gurri i varrit babai i mërzitur me fëmijët (FOTO LAJM)

Një mesazh i çuditshëm në gurin e varrit të një personi nga Spanja, i cili e kishte lënë testament që ky mesazh së bashku me një "gisht" mermeri të vendosej në krye të varrit.

I mërzitur me fëmijët dhe të afërmit e tij të cilët nuk kishin qenë besnik deri sa kishte qenë gjallë, ai ka vendosur që asgjë nga pasuria të mos i kalojë fëmijëve të tij, transmeton Portali Albeu.com.

"Ndonjëri prej jush do vijë me lule në duar, e të tjerët do të më vizitoni duke u lutur, por fundi i udhëtimit tuaj është këtu. Ju pres ..." ndërsa mbi këtë mesazh është vendosur me mermer gishti i mesëm për të përcjellur mesazhin se asgjë nga pasuria e tij, nuk do t'ju takojë atyre.

Edhe pse ka patur kritika, mesazhi dhe gishti prej mermeri është vendosur pasi ishte në testamenti e të vdekurit.

Shihni mësipër fotografitë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori