Italianët bëjnë humor: Ja si mbërriti Papa në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Vizita e Papa Françeskut në Tiranë nuk ka bërë bujë vetëm te shqiptarët por në mbarë botën. Transmetimeve live në mbarë botën, numër i madh i gazetarëve dhe pelegrinëve që e shoqëruan gjatë vizitës së tij, si dhe mijëra shqiptarë në sheshin "Nënë Tereza" ku u mbajt edhe mesha e shenjtë.

Fjalë të mira për Shqipërinë nga ana e Papës si dhe pritje e ngrojtë e shqiptarëve për Papën.

Por ngjarje të tilla nuk mund ti shpëtojnë emisionit të famshëm italian "Striscia La Notizia", simotra e "Fiks Fare", i cili ka xhiruar një video humoristike në Durrës ku tregon Papa Françeskon duke kërkuar rrugën për në Tiranë.

Dhe shqiptarët, si mikpritësa që janë, mundën ta drejtonin "Atin e Shenjtë" drejt kryeqytetit ku e priste një takim shumë i rëndësishëm. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori