Indi, lindin binjakët siamezë me 4 duar dhe 2 këmbë (FOTO LAJM)
Një nënë indiane është befasuar kur ka parë se në jetë ka sjellë dy binjakë që kanë dy palë duar por që ndajnë një palë këmbë. Gjithashtu binjakët djalë dhe vajzë ndajnë, çdo organ jetësor.

Nëna e tyre Shivrajo Devi, 24 vjeçe, lindi në një klinikë private në fshatin Buxar, të Indisë. Megjithatë gjendja e tyre shumë shpejt filloi të përkeqësohej dhe foshnjat u zhvendosën në Spitalin Sadar.

Doktor Raj Kumar Gupta, pediatër i këtij spitali tha: "Ata janë të ngjitur nga beli dhe vetëm gjenitali i vajzës është i dukshëm. Madje, gjenitali i dytë është zhdukur. Ne dyshojmë se fytyra e fëmijës së dytë i përket një djali, gjë që e bën këtë rast edhe më të rrallë sepse binjakët e bashkuar janë zakonisht të gjinisë së njëjtë.

Shanset që fëmijët të mbijetojnë janë shumë të rralla. Ata duan një kujdes mjekësor shumë të veçantë dhe të kushtueshëm." /albeu.com/

Shtuar më 05/06/2016, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori