I ngjan yjeve të famshëm, qeni i habit të gjithë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Yogi është qeni i vogël nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, fytyra e të cilit ngjan shumë me atë të njeriut.

Pronarja e qenit Chantal Desjardins postoi fotografitë e qenit në internet, duke marrë pëlqime dhe komente pafund nga njerëzit.

"Ka sytë më njerëzor, që kam parë te ndonjë qen. Madje edhe gojën" , thuhej në një prej komenteve.

Në anën tjetër, Yogi është krahasuar me artistë të famshëm si këngëtari Ed Sheeran dhe të tjerë.

Mediat janë interesuar dhe kanë pyetur pronaren, nëse ka ndonjë ndërhyrje tek fotografitë. Ajo ka mohuar ndërhyrjet, ndërsa vazhdoi të postojë fotografi. /albeu.com/



Shtuar më 14/03/2018, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori