Helmetat e çuditshme me lëkurë njeriu (FOTO LAJM)

Dizajneri, Jyo John Mullor, ka krijuar konceptin e helmetave që duken si koka e vërtetë e njeriut, projekt që së shpejti mund ta shohim të realizuar nëse dizajnerët vendosin ta fusin në prodhim.

Këto janë koncepte që artisti nga Dubai i ka krijuar për të thënë se si do të dukej koka e rruar e një njeriu, nëse printohet në një helmetë.

Jyo John Mullor është dizajner grafik me përvojë mbi 10 vjeçare. Në të kaluarën, ai ka punuar me kompani si Hyundai, Nissan, Morris Grage, Haagen Dazs e të tjera. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë plan se kur mund të hyjë në prodhim ky projekt. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2015, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori