Gruaja vret burrin, papagalli tregon cdo gjë (VIDEO)
Një 40 vjecare nga Miçigani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortit të saj .

Glenna Duram qëlloi pesë herë me armë bashkëshortin e saj Martin Duram, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, përcjell albeu.com.

Të gjithë ngjarjen në polici e ka treguar "dëshmitari" kryesorë, papagalli i viktimës. Papagalli i quajtur Bud përsëriti fjalët “mos qëllo” të Martin Duram.

Bud e bëri zërin si të viktimës dhe kjo gjë bindi policinë e Miçiganit se vrasësja ishte gruaja Glenna Duram. /albeu.com/



Shtuar më 07/09/2017, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori