Gruaja pa mitër lindi një djalë (FOTO LAJM)

Kjo është një histori e pazakontë ku një grua pa mitër ka arritur që të sjellë në jetë një djalë. ishte vetëm 15-vjecc në kohën kur i thanë se kishte lindur pa mitër dhe se nuk do të mundej kurrë të lindte fëmijë, pasi ishte prekur nga sindroma MRKH, (një gjendje e rrallë gjenetike e cila do të thotë se femrat lindin pa mitër).

38-vjeçarja Malin Stengberg, para tre vjetësh iu nënshtrua një transplanti mitre si pjesë e një programi ende në studim nga Universiteti i Goteborgut në Suedi. Më parë të gjitha përpjekjet për të kryer një transplant mitre kanë dështuar, por Malin u bë gruaja e parë e cila arriti që t’ia dilte me sukses dhe sot të mbajë në krahë djalin e saj. Ajo e ka bërë këtë histori publike duke dashur të inkurajojë të gjitha femrat që hasin një vështirësi të tillë.

Por megjithëse kjo provë pati sukses, mjekët nuk i rekomandojë një shtatzëni të dytë pasi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e saj.

"Lumturia e të krijuarit një familje është e pashpjegueshme me fjalë, pavarësisht nëse vjen nga një adoptim, transplant apo çfarëdo mënyrë tjetër. Unë kam qenë në një gjendje shumë të rënduar kur mendoja se nuk do të mund të sillja në jetë një fëmijë timin, por ia dola", është shprehur ajo duke iu dhënë kurajë të gjitha femrave të tjera me të njëjtin problem si ajo. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori