2.590 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, sa vdekje u regjistruan sot

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 2.590 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 2.952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174.996. Në total numri i rasteve aktive është 33.538.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.563 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.783.672 doza të vaksinës. Deri më sot 806.8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 15:10