Gjendet thesari me vlerë 50 mln dollarë në fund të oqeanit
Kompania Deep Ocean Search gjatë nxjerrjes së anijes britanike City od Cairo nga një thellësi prej 5150 metra, zbuloi thesarin me vlerë 50 milionë dollarë. Mjeti gjendej në mes të bregut të Namibisë (2000 metra më thellë se në vendin e fundosjes së Titanikut).

Anija, e cila është mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbante hekur, por ajo që është më e rëndësishme ishte një arkë me monedha argjendi.

Sipas ligjit britanik, "gjuetarët e thesarit mund të mbajnë gjërat e vlefshme që gjenden në rast të një anije të Marinës Mbretërore". /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori