Gazetarja kineze pushton internetin, shihni reagimin epik në konferencë (VIDEO)
Reagimi i një gazetareje
kineze në një konferencë për media, ka marrë gjithë vëmendjen e
mediave botërore.
Incidenti ndodhi gjatë transmetimit direkt të konferencës për media, të Kongresit Kombëtar Popullor,
ndërsa zyrtarët e lartë kinezë pranuan pyetjet e gazetarëve të
mediave.
Liang Xiangyi, gazetare e televizionit Yicai, u habit me pyetjen e gjatë dhe absurde të koleges rreth aseteve shtetërore
kineze,
ndërsa ndyshoi disa herë shprehjen e fytyrës dhe bënte një shikim të habitshëm.
I transmetuar në televizione të ndryshme në gjithë botën, incidenti u pa nga miliona njerëz, e madje u shndërrua edhe në GIF, por në Kinë shumica e videove parodike tashmë janë tërhequr.
Shtuar më 16/03/2018,
ora 12:00