Era
Istrefi tanimë është 100 përqind
shqiptare. Këngëtarja ka marrë edhe nënshtetësinë
shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
“Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë
botës”, shprehet Era.
Në kulmin e suksesit të saj muzikor, Era
Istrefi ndihet 100 përqind
shqiptare dhe krenare për të përfaqësuar Shqipërinë e Kosovën kudo në botë.
“Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë
botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, thotë këngëtarja.
Shtuar më 20/01/2017,
ora 12:32