Berisha thirrje demokratëve: Asnjë votë për logon e PD, votoni për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje demokratëve që të mos çojnë asnjë votë dëm në 6 mars, duke votuar për kandidatin e Lulzim Bashës.

Sipas Berishës, kandidati i Bashës përfaqëson monopolin dhe jo demokratët.

Komentet Berisha i bëri nga takimi me demokratët në Hamallaj, ku tha se çdo votë për logon e PD, shkon për Edi Ramën.

Ai shtoi se demokratët duhet të votojnë ashtu si kanë votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të PD, atë të Shtëpisë së Lirisë.

“Ju bëj thirrje asnjë votë për logon e konfiskuar të Partisë Demokratike se Edi Rama ia dha me polici. Çdo votë është e humbur për Partinë Demokratike. Çfarë lideri është Lulzim Brava.

Çdo njeri të pyesësh të thotë është lider i dobët. 4 humbje njëra pas tjetrës. Ai bën pazare për veten e tij dhe jo për interesat tuaja. A mundet të votohet ky njeri që kalon nga humbje në humbje. Është mëkat t’u kërkosh të tjerëve votën.

Votoni siç keni votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të Partisë Demokratike atë të Shtëpisë së Lirisë”, tha Berisha./albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 18:05