E pabesushme, martohet me vetveten! (FOTO LAJM)

Jasmin Elbi nga Houston nga Texasi (SHBA) kishte vendosur të martohet me vetveten. Ky ishte një vendim që ajo e mori në moshën 40-vjeçare ku eshihte veten të pashpresë për të gjetur mashkullin ideal.

Meqë në Amerikë legalisht nuk mund të martohesh me vetveten, ceremonia ishte më shumë simbolike dhe rituale. Jasmina ka mbledhur të afërmit dhe miqtë në dasmën e saj, ndërsa ceremoninë e kanë drejtuar tre klerikë, nga të cilët njëra motra e saj, ndërsa deri në altar e shoqëroi e ëma.

Kjo ishte një ceremoni ku ajo u shoqërua nga dhjetë shoqëruese nusesh.

Përmes rrjetit social facebook ajo shpreh emocionet që ka kaluar në këtë ditë duke e cilesuar si një ndër ditët e saj më të lumtura. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori