Me Albanin në makinë, Çiljeta publikon si asnjëherë pamjet me partnerin (VIDEO)

Lidhja e Çiljetës dhe Alban Hoxhës dihej prej kohësh nga publiku, por çifti kanë qenë disi të rezervuar për mediat.

Vëtëm së fundmi ata kanë vendosur mos t’i fhihen më askujt duke dalë në rrjetet sociale së bashku.

Çili dhe partneri i saj shfaqen në makinë teksa udhëtojnë së bashku, ndërkohë që këngëtarja “bezdis” Albanin që i jep makinës.

“Se e kemi shoferin serioz ne timon🤪 A+Ç=❤️❤️”- shkruan këngëtarja krahas videos së ëmbël ku duken të bërë fiks për njëri-tjetrin!

Disa ditë më parë, në rrjet mori dhenë lajmi se këngëtarja dhe partneri i saj do të bëheshin prindër.

Çiljeta i mohoi këto lajme, duke u shprehur se nëse “do të shënojnë gol”, këtë lajm të bukur padyshim do ta ndajnë me publikun.


Shtuar 26.06.2020 06:50