E jashtëzakonshme, djali 4 muajsh flet (VIDEO)
video ne do të shikojmë momentin emocionues kur një djalë vetëm 4 muajsh ka thënë fjalët "oh jo" pasi ka teshtirë.

Jemi mësuar që të shikojmë bebe të moshës 12 deri në 17 muajsh që flasin dhe ky është një rast i veçantë, i vogëlushit Judah Jones e ka hedhur poshtë këtë teori në vetëm 10 sekonda.

Klipi i adhurueshëm është postuar në Youtube nga babai i tij Gabriel Jones dhe tregon se si djaloshi nga Fairmont Virxhinia i varur në krahët e mamasë së tij Carly teshtin dhe gërmëzon fjalët.

Video e shpërndarë ka marrë mbi 90 mijë klikime dhe është shpërndarë më shumë se 4.6 milionë herë në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori