Interi akord me Eriksen, pritet vetëm zyrtarizimi

Cristian Eriksen dhe Inter duket se janë më pranë se kurrë.

Media daneze “Ekstra Bladet” raporton se akordi mes palëve është arritur dhe se pritet vetëm zyrtarizimi.

Zikaltërit do t’i ofrojë Totenhemit 20 milionë euro për Eriksenin dhe transferimi pritet të ndodhë që në muajn janar.

Nga ana tjetër disa media italiane raportojnë të kundërtën, pasi flitet se akordi nuk është arritur për në janar, por për muajt e verës.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim, cilat do të jenë lëvizjet e të dyja palëve.


Shtuar 4.01.2020 15:19