Del i pafajshëm pas 30 vitesh burg
Ndodh dhe që ti të vuash një dënim për një ngjarje që ti mbase nuk e ke bërë fare. Kshu i ka ndodhur Anthony Ray Hinton, 58-vjeçar, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është shpallur i pafajshëm pasi ka kryer 30 vjet burg.

Në moshën 28 vjeçare përkatësisht në vitin 1985, ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy menaxherëve të një restoranti në Birmingham të Shteteve të Bashkuara. “Çdo ditë, çdo muaj, çdo vit që shteti i mori, ata nuk kanë fuqinë t’ia kthejnë përsëri”, tha avokati i Hintonit. Ai tha se klienti i tij u dënua, pasi nuk ishte në gjendje të përballonte financiarisht këshillën më të mirë ligjore.

Ndërkohë pas shumë vitesh që ai ishte në burg prokurorët përmes metodave moderne mjeko-ligjore zbuluan se plumbat në vendngjarje nuk ishin qëlluar nga arma e gjetur në shtëpinë e Hintonit. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori