Bie në pranga biznesmeni në Vlorë, shiste armë kontrabandë në dyqanin e tij

Policia ka vënë në pranga një shtetas në Vlorë pasi në dyqanin e tij shiste edhe armë zjarri pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.

Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni i koduar “Kamuflimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit dhe të mbajtjes së tyre pa leje. Posedonte dhe shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje, vihet në pranga pronari i dyqanit.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 4 armë sportive, 3 armë gjahu, pjesë armësh dhe krehër me fishekë luftarakë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, në dyqanin e tij që e kishte me leje për të shitur armë zjarri, fuste armë zjarri kontrabandë dhe më pas i shiste pa i regjistruar, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat, në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Y. O., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoletë, 4 pushkë sportive, 3 armë gjahu, pjesë të armëve të ndryshme dhe krehër me fishekë luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 10:36