Gledis Nano: Kemi në rënie 100% të trafikimit të narkotikëve në brigjet e Italisë

Përfaqësues të Policisë së Shtetit të Shqipërisë dhe Policisë së Shtetit të Italisë, po zhvillojnë sot një konferencë të përbashkët ku po bëjnë një pasqyrim të situatës në lidhje me monitorimin e përbashkët për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë fjalës së tij ka thënë se ka një rënie të kultivimit të bimëve narkotike në vend

Sipas Nanos, në krahasim me një vit më parë, gjatë këtij është parë një rënie të trafikimit të lëndëve narkotike me 100%, ku rezulto se kemi 0 kg të trafikuar në 2021.

“Viti 2020 dhe ai para tij kishte specifika që lidheshin dhe me kontrollin dhe masat për pandeminë, që ju shtuan dhe ato të zgjedhjeve dhe që u kaluan me kujdes. Më pas  filloi kontrolli i territorit për mbjelljen e lëndëve Në total për 2021, janë kryer 145 mijë e 555 kontrolle, 383 mijë e 689 orë shërbimi. Kontrolle me dronë, 50, nga 24 të përdorur një vit më parë. Nga ajri janë kryer monitorime me helikopterët e ministrisë së Mbrojtjes me 69 orë fluturime.  Në 2021 gjithashtu janë trajtuar 7023 informacione për kultivim kanabis, janë ndjekur 219 përgjime parandaluese, 98 më shumë se 2020. Referuar 140 procedime kundër kultivimit, 32 më shumë se 2020. Evidentim 25 raste sekuestrimi farash, gati 4 kg dhe 15 mijë fara kanabis, dhe 2 kg e 26 mijë fara më shumë se viti 2020. Gjithashtu janë asgjësuar 92 mijë e 428 bimë  dhe janë evidentuar mbi 848 vepra penale për kultivimin, 736 raste kultivimi, 112 procedime proaktive. Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se janë implikuar 668 shtetas, 400 janë arrestuar në flagrancë. Ndërkohë janë asgjësuar 164 mijë e 775 bimë nga të cilat 20 mijë janë kubikë dhe janë regjistruar 577 vepra penale, ku 505 kultivim dhe 109 procedime. Gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë kemi një rënie të trafikimit të lëndëve narkotike me 100%, ku rezulto se kemi 0 kg të trafikuar në 2021. Gjithashtu janë proceduar penalisht 165 zyrtarë vendorë për shpërdorim detyre e moskallëzim krimi.

Për 2022, puna ka filluar që sot, për identifikimin e atyre që sjellin fara kanabisi në vendin tonë. Kemi bazën e hartës dixhitale do kontrollohen aktivitetet e mbyllura dhe të hapura”, ka thënë Nano./albeu.com