Çifti aventuresk shet shtëpinë për një varkë (FOTO LAJM)

Një çift nga Jersey kanë shitur shtëpinë, duke e zëvendësuar me një varkë me të cilën shprehen se do të lundrojnë nëpër botë.

29 vjeçarja Charlie Smith dhe i fejuari i saj i njohur si "Captain" vendosën të linin punën dhe të udhëtonin duke filluar nga maji i këtij viti.

Duke lënë çdo gjë pas çifti aventuresk ka arritur të përshkojë ujërat e Evropës me varkën e tyre Silver Paës duke filluar nga Mesdheu, Franca, Korsika, Elba deri te ishujt Balearik.

Ata i kalojnë ditët duke marrë rreze dielli, duke lexuar libra, dëgjuar muzikë dhe eksploruar vende të reja. "Mund të ulemi në kabinën e varkës për orë të tëra dhe të flasim për të gjitha gjerat", është shprehur Charlie.

"Marinarët" janë momentalisht në Barcelonë dhe shpresojnë të kthehen në shtëpinë e tyre në Jersey vetëm për të kaluar Krishtlindjen me familjen e tyre. /albeu.com/

Shtuar më 10/12/2015, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori