Çfarë shkruhej në letrën që mori Arya në serinë e fundit të "Game of Thrones"
Shumica e fansave kanë mbetur me siguri të hutuar e duke kruajtur kokën, pas skenës ku Littlefinger vendosi një letër që ta lexonte Arya, një letër e cila e la atë dukshëm të tronditur. Në vijim të episodit, ja çfarë shkruhej në atë letër:

“Robb, po të shkruaj me zemër të lënduar. Mbreti ynë i mirë, Robert ka vdekur, i vrarë nga plagët që mori në gjuetinë e derrave të egër. Babai është akuzuar për tradhëti. Ai komplotoi me vëllezërit e Robertit kundër Joffreyt tim të dashur dhe u përpoq të grabiste fronin e tij. Lannisterët po më trajtojnë shumë mirë dhe po më ngushëllojnë. Të lutem: eja në King’s Landing, betohu për besnikëri Mbretit Joffrey dhe mos lejo ndarje mes dy shtëpive të mëdha, Lannister dhe Stark”.

Megjithatë, kush e ka ndjekur serinë që nga fillimi, do të kujtojë se kjo është letra që Sansa Stark u detyrua të shkruajë nga Cersei. Sidoqoftë, Lord Baelish ka vënë re tashmë tensionet që kanë lindur mes dy motrave dhe kërkon që ta nxjerrë si provë që Sansa do të tradhëtonte dy vëllezërit e saj. /bota.al/
Shtuar më 15/08/2017, ora 18:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori