Rama i ekzaltuar për mandatin e tretë por nuk dorëzohet: Do fitoj një mandat të katërt!

Kryeministri Rama po mban fjalën e para në Asamblenë e PS ku pritet të zbulohen për herë të parë emrat e rinj të qeverisë së re.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh hapur se kjo fitore e tij është fitorja më e vështirë që ka arritur por duke shtuar me bindje se do të ketë edhe një fitore të katërt nga shqiptarët, pas 4 vitesh në qeverisje.

Deklarata e Ramës:

Herën e 4 do e kemi më të vështirë se të 3. Detyra jonë ndaj të gjithëve që na besuam është të bëjmë të amundurën për tja dalë të rikonformohemi përsëri pas 4 vjetësh.

Miq sot do tu flas  shumë hapur dhe do tu them që skam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë më të lehtë, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensing e vetëkorrigjimit.

Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont. Na duhet një forcë e re një pasion i ri politik, një kapërcim i r ii vetevetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të ngulmojmë më fort se më parë në punën tonë.

5500 dyert e organizatave tonë në Shqipëri duhet të bëhen 5500 dyer të hapura mundësish për qindar mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik.

Rendi i ditës në Asamblenë e PS:

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

  • Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.
  • Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.
  • Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë. /albeu.com/