Burri me një sy adopton qenin që ka të njëjtin problem (FOTO LAJM)

Një 32 vjeçar nga Texas, kishte humbur shikimin në njërin sy, i cili më pas në shenjë solidarizimi ka adoptuar një qen, që gjithashtu nuk e kishte njërin sy. 32-vjeçari Jordan Trent vendosi ta marrë qenin, pasi askush nuk e donte për shkak të gjendjes së tij.

Jordan tha se ishte në treg me fëmijët e tij kur panë një burrë që po shiste qentë. Ai ka dy fëmijë, djalin Rex 8 vjeç dhe vajzën Hallle 6 vjeç. "Vetëm ai kishte mbetur, pasi të gjithë motrat dhe vëllezërit e tij ishin adoptuar", është shprehur ai.

"Gruaja dhe fëmijët e kanë parë fillimisht qenin dhe më pas më njoftuan edhe mua. Fëmijët e mi më thanë që duhet ta adoptojmë atë, pasi qeni është i verbër si unë në njërin sy", tha 32-vjeçari.

Jordan humbi shikim në syrin e majtë kur ishte 15 vjeç, pasi një copë metali i hyri në sy, teksa po punonte në oborrin e fermës së një miku. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori