Shtëpia e barit në Koplik, gjykata jep vendimin për tre të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me urg” ër Ramiz Nukdudkaj 64-vjeç, Bashkim Kovacin 64 vjeç dhe Altion Lulin 43-vjeç, këto dy të fundit nga Cërriku u kapën në një shtëpi bari në Koplik.

Në banesën e shtetasit Nikdukaj u gjet një ambjent i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambjent me llampa, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.

Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe vjedhje të energjisë, ndërsa dy shtetasit nga Cerriku u kapën duke punuar në ambjentin ku kultivoheshin bimët.

Pas shqyrtimit të provave, drejtuesi i seancës Andri Ymeri pranoi kërkesën e prokurorit Vat Staka, duke i lënë këto shtetas në burg.