Biznesmeni shet kompaninë, dhuron 237 mijë dollarë për çdo punonjës
Biznesmeni turk Nevzat Aydin ka shitur kompaninë e tij dhe çdo punonjësi i ka dhuruar nga 237 mijë dollarë. Aydin e ka hapur kompaninë Yemeksepeti.com në vitin 2000 dhe kishte shpenzuar një shifër prej 71 mijë eurosh ndërsa të njëjtën e ka shitur tek një biznesmen gjerman me një shifër prej 589 milionë dollarë, transmeton Albeu.com.

Turku Nevzat Aydin, në fakt e kishte kuptuar rëndësinë e internetit dhe të ardhmen e tregtisë në internet dhe në vitin 2000 e themeloi faqen për porosi ushqimesh nga interneti, Yemeksepeti.com.

Pas shitjes, menaxheri vendosi që t'u dhurojë vartësve të tij shifrën prej 27 milion dollarë, e cila do të ndahet mes 114 punëtorëve. Sipas kësaj llogarie, secilit punonjës i takon shifra prej rreth 237 mijë dollarësh, që konsiderohet një shifër e kënaqshme nëse e konsiderojmë rrogën mesatare të një punonjësi të kësaj kompanie në vlerën 1000-1500 dollarë.

“Tani që rrugët tona do të ndahen, është e drejtë që të gjithë të shpërblehen”, tha Aydin në takimin e fundit me vartësit e tij.

“Nëse kemi pasur suksese të mëdha gjatë këtyre viteve, është merita e të gjithëve. E arritëm së bashku këtë", ak deklaruar ai.

Shumë punonjës, gjatë mbledhjes filluan të qanin nga emocionet dhe gëzimi për shpërblimet.
Shtuar më 31/07/2015, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori