Avioni përplaset dhe merr flakë në pistë (VIDEO)
Pëlqej
Një avion i kompanisë Utair ka dalë nga pista duke u përplasur fillimisht, ndërsa përreth kanë shpërthyer flakët duke shkaktuar një situatë tepër të rrezikshme për pasagjerët.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në aeroportin e Sochit në Rusi.

Avioni kishte 164 pasagjerë, 18 prej të cilëve u plagosën nga incidenti.

Avioni, një Boeing 737 kishte ardhur nga Moska dhe për arsye ende të paqarta doli nga pista teksa po ulej duke rrezikuar jetën e 164 pasagjerëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori