Art me njollat e lindura në trup (FOTO LAJM)

Ky është një person i cili njollat e lindura në trup, me pak punë ka arritur që ti shndërrojë në një tatuazh unik. Jacob nga një njollë që i mbulonte dorën e djathtë, e ka shndërruar në botë imagjinare të tatuazhit, ndërsa fotografitë i ka shpërndarë përmes rrjetit social "Reddit".

Njollat e kuqe që ai kishte në trup i rrethoi duke i shndërruar në ishuj të vegjël dhe kontinente të mëdha, ndërsa nën tatuazhin e pazakonshëm ka shkruar “Kam lindur me hartën e vendeve që nuk ekzistojnë askund në botë, pos në dorën time”.

Kur ishte i vogël Jacob, për sipërfaqet e skuqura thotë se i mendonte se paraqisnin tokën, ndërsa të bardhat oqeanet, dhe kur u rrit kishte vendosur që ëndrrat e fëmijërisë t’i shndërrojë në realitet dhe të vizatojë kufijtë e botës së tij të vogël e unike. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori