Mjeku zbulon skandalin në QSUT: Një mjek dhe dy infermiere me COVID-19, ministria fsheh rastet?

Ditën e sotme infektimi me COVID-19 ka arritur kulmin duke infektuar 42 persona.

Me anë të një postimi në Facebook, mjeku Petrit Vargu ka denoncuar, se një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me COVID-19 në urgjencën e QSUT-së.

Ai shprehet i shqetësuar, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk bën tamponë dhe po kështu po fshehin rastet.

“Skandal! Një mjek dhe dy infermiere janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Ministria e Shëndetësisë nuk bën tampone për personelin dhe fsheh rastet. SPAK ku është ?Po vidhen jetët e njerëzve!”, shkruan në postim mjeku Vargu. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 14:26