Akuzohet për dhunimin e fëmijës, ja cila është e vërteta
Valerie Jackson është një nënë e re nga Las Vegasi, e cila paragjykohet nga njerëzit në rrugë si një nënë e dhunshme. Kjo pasi djali i saj vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, e cila quhet sindroma Netheronche, një sëmundje që prek një fëmijë në çdo 100 milionë persona dhe ngjan sikur është djegur nga uji i valuar.

Pamja e fëmijës është dhe shkaku se pse Vealerie akuzohet se ka keqtrajtuar dhe abuzuar me fëmijën e saj. Madje një grua kohët e fundit teksa e pa Valerien në rrugë, njoftoi policinë për të denoncuar faktin. "Një grua në rrugë, iu afrua djalit tim dhe më tha se kishte marrë shumë rreze dielli."

Nëna e re shprehet se e ka të vështirë këtë gjendje pasi duhet të përballet me paragjykimet e të tjerëve për faktin se fëmija i saj ngjason i dhunuar. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë dhe shumë e rrallë.

Pavarësisht gjykimit të njerëzve, që thonë se lëkura e fytyrës së tij është e kuqe, për mua ai është fëmija më i bukur në botë", thotë gruaja. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori