91-vjeçarja Bourlier mbrojti doktoraturën
Colette Bourlier, 91 vjeçe, është e njeriu më i moshuar në Francë që ka marrë doktoraturën. Temën e saj të doktoraturës ajo e nisi rreth 30 vjet më parë dhe e përfundoi në moshën 91-vjeçare.

"Mu desh pak kohë që ta përfundoja sepse bërë disa pushime", tha Colette Bourlier, e sapo diplomuara për doktoraturë në Universitetin Franche-Comte, në Besancon. Tema e mbrojtur prej saj ishte "Punëtorët emigrantë në Besancon, në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të", e cila u vlerësua veçanërisht nga komisioni gjykues.

"Bourlier është i vetmi person që ka demonstruar njohuri të të gjitha aspekteve në detaje dhe me aftësinë për të dhënë një tablo të përgjithshme, të mbështetur nga analiza statistikore", tha profesori i saj Serge Ormaux, duke shtuar: "Nuk ka dyshim që është një studente atipike". /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori