8-vjeçari alpinisti më i ri në botë (FOTO LAJM)

Alpinisti më i ri është në Turqi, ai është njëri prej alpinistëve më të rinj në Turqi, tetë-vjeçari Yigit Sevgul. Ai arriti të mposhtë ujëvarën 30 metra të lartë të ngrirë dhe kështu të fitojë simpatinë e tifozëve të këtij sporti në Turqi dhe jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Turqisë, në Erzurum mbahet festivali ndërkombëtar i alpinizmit të ngjitjes në akull, e cila mblodhi rreth 146 alpinistë profesionale nga 17 shtete të botës. Sevguli ishte vogëlueshi i cili mahniti admiruesit e alpinizmit amerikan, rusë, portugez, kinez dhe të tjerë në festivalin e Erzurumit.

8 vjeçari arriti që përmes disa pajisjeve profesiuonale të ngjitet në ujëvarën e ngrirë të Serafin. Babai është dhe mbështetja më e fortë e tij, ai ka theksuar se është munduar gjithmonë ta rrisë fëmijën e tij me frumën sportive.

Yilmaz Sevgul, ka theksuar se nuk e detyron djalin e tij për asnjë lloj aktiviteti, nëse ai nuk do të jetë vetë adhurues dhe dashamirës i natyrës dhe sportit.

"Fillimisht ia mësova kampingun dhe ngritjen e tendave, si dhe ushqimin në natyrë. Më vonë filluam me ngjitje, ëindsurfing dhe sporte të tjera. E gjithë kjo ndikon në forcimin e vetëbesimit të tij. E gjithë kjo ka forcuar marrëdhëniet tona dhe besimin reciprok," tha babai i djaloshit.

Sevgul konsideron se prindërit më tepër duhet të angazhohen që fëmijët e tyre ti njohin me natyrën dhe sportin, në mënyrë që të rrisin nivelin e vetëbesimit dhe pasuruar jetën e tyre sociale, ndërkohë 8 vjeçari pohon se e kishte të vështirë këtë ngjitje, por e rëndësishme është që ai ja doli.

Sevguli i vogël tha se nuk ishte aq e lehtë ngjitja në ujëvarën e ngrirë, por është shumë i lumtur që ia arriti qëllimit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2015, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori