6 këshillat që duhet të dimë për të qenë të lumtur
Lumturia shpesh duket si një fjalë që nuk ekziston, pasi shumë njerëz asnjërë nuk janë të kënaquar apo të lumtur me jetën që bëjnë. Të flasësh për lumturinë është një temë e pafundme. Sipas studiuesve ekzistojnë disa këshilla që ne duhet ti kemi parasysh pwr tw qenw tw lumtur.

1. Mënyra se si ju mendoni është mënyra se si veproni
menduarit pozitiv mund të ndikojë në punën tuaj. Eksperti Shaën Achor, beson se vetëm 10% e jetës tuaj është e ndikuar nga ajo që po ndodh rreth jush. Pjesa tjetër, 90%, është se si ju vetë reagoni dhe ajo çfarë bëni në situata të ndryshme. Në mënyrë që të marrim vendime të drejta, mënyra e të menduarit duhet të jetë pozitive ose, me fjalë të tjera, konstruktive. Të ndërtuarit e lumturisë tuaj me anë të mendjes tuaj. Ju kurrë nuk do të bëheni i pasur, i famshëm apo i suksesshëm nëse ju keni tendencën për të bllokuar kokën tuaj me mendime negative.

2. Largoni mendimet negative
Njerëzit janë të ndryshëm dhe temperamentet e tyre ndryshojnë. Disa prej nesh lëne mendimet negative të kontrollojnë mendjen tonë, kjo shkakton probleme në jetën reale.

3. Mbani shënim gjerat pozitive
Duhet të jeni mirënjohës për çdo gjë ju keni arritur në jetën tuaj. Ekzistojnë gjithmonë gjëra te mira në jetën e gjithsecilit. Përqendrohuni vetëm në atë që ju bën të lumtur. Mbani shënime për ngjarjet e këndshme që kanë ndodhur dhe ndjehuni mirënjohës për atë që jeta ju ka dhënë.

4. Praktikoni kujtimet pozitive
Studiuesi Matt Killingsworth, i cili punon në Universitetin e Harvardit ka kryer eksperimente ne te cilat morën pjese rreth 15.000 njerëz dhe provuan se në mënyrë që të qëndrojmë të lumtur ne kemi nevojë për të mbushur çdo minutë të jetës sonë. Neve nuk duhet te ndjejme mungesen e momenteve kur jemi ndjere të lumtur. Kur ne jemi të ndërgjegjshëm, ne zgjasim lumturinë tonë, duke u përpjekur për të bashkangjitur kujtimet dhe më vonë për të kujtuar te plota dhe me kenaqesi ato momente kur kemi qene te lumtur. Mos e lini mendjen tuaj te shpërqendrohet dhe t’ju largoje nga të menduarit pozitiv.

5. Ndihmoni njerëzit e tjerë
Shpenzoni pak nga koha juaj për të qenë te dobishëm për të tjerët. Ne priremi për të qenë shumë egoista, sigurisht ne duhet të mendojmë për veten, nevojat dhe dëshirat tona. Kaloni disa kohë dhe shpenzoni disa të holla duke ndihmuar të tjerët. Ju do të ndjeni pozitivitet, që vjen nga njerëzit që ju po ndihmoni, e cila do t’ju bëjë edhe më të lumtur!

6. Shikoni përpara për të ardhmen e ndritshme
Përqendrohuni dhe mendoni për atë që ju prisni nga jeta juaj. Bëhuni realist, megjithatë, mos hezitoni të ëndërroni. Paramendoni se si mund të jetë jeta juaj në pesë apo dhjetë vjet. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ju. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori