10 vjeçarja mposht ushtarin në garën me pompa (VIDEO)
Pëlqej
10 vjeçarja Kaylyn Mintz, ka dalë fituese ndaj një kadeti ushtarak gjatë një gare pompash në një aktivitet për mbledhje fondesh bamirësie në North Carolina të SHBA.

Videoja e mundjes, e incizuar nga Kimberly Munley, rreshter i Ushtrisë Amerikane i cili rrëzoi një person të armatosur në Fort Hood nëntorin e vitit 2009, shfaq Kaylyn Mintz, 10-vjeçe, duke garuar kundër studentit të shkollës së mesme Lejeune i regjistruar në Ushtrinë Amerikane.

Mintz me lehtësi mposhti kundërshtarin e saj, duke përfunduar me mbi 10 pompa më shumë se kundërshtari i saj me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Munley e postoi videon në Facebook duke shkruar se "vajza e vogël" tash është "heroina e tij".
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori