10 mijë euro për t’u dukur si Marilyn Monroe! (FOTO LAJM)

Një djalë i cili adhuron kirurgjinë plastike ka zbuluar se ai është kaq i varur nga botoksi dhe fryrja e buzëve saqë ka përfunduar në rezultate groteske.

Cyril Roux, 32 vjeç, nga Franca dëshpërimisht kërkonte që të bëhej si idhulli i tij Marilyn Monroe, përcjell albeu.com

Kështu që ai shpenzoi rreth 10 mijë euro për të fryrë buzët si pjesë e përpjekjes së tij për t'u dukur si simboli seksi i viteve 1950.

I quajtur "djalë plastik", kamerieri francez iu nënshtrua disa procedurave dramatike kozmetike.

Cyril publikon rregullisht fotografi të buzëve të tij të fryra në Instagram dhe në mënyrë të qartë e pëlqen pamjen e ekzagjeruar.

Ai gjithashtu ka shkruar mesazhe të dedikuara idhujve të tij - duke përfshirë Jocelyn Wildenstein, një socialite e lindur në Zvicër, e njohur për kirurgjinë e saj të gjërë kozmetike. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2018, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori