“Sheikët të mbajnë në pëllëmbë të dorës”, Pas Xhemit, Alketa sulmon motrat Vjollca (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu duket se ka vendosur t’u kthejë “borxhin” të gjithë atyre që patën një koment për paraqitjen e saj në “Festivalin e Këngës” në muajin dhjetor.

Marina Vjollca ishte një nga personazhet që komentoi ndryshimin e shpeshtë të veshjeve të Alketës në netët gjysmëfinale dhe finale të festivalit. Në shoën e datës 31 dhjetor në Klanifornia, u ngjit në skenë një skeç që i quajtur “Jasha Festival”.

Gjatë skeçit, Marina i kërkoi njërit prej ‘këngëtarëve’ të këndonte me të, por ai refuzoi duke i thënë të mbante rolin e saj të prezantueses. “Na e le neve këngën, ti bëj prezantuesen. Mos u merr me atë punë ti”.

“Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi shumë fustane e duke shtuar më vonë se: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.”

Sigurisht që protagonistes nuk i ka shpëtuar një koment i tillë dhe me anë të një postimi në Instagram në llogarinë e “Revista Class”, që thuhet zotërohet dhe menaxhohet nga Vejsiu ka komentuar pushimet “sheike” të Marina dhe Luana Vjollcës.

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!
Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!
Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!
Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze!
Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai?
Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?
Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!”,- shkruhet në postimin e Revistës Class por pikërisht fjalia e fundit duket një “thumb” për motra Vjollca.


Shtuar 8.01.2020 08:02