Pse nuk i çrrenjosi Berisha parcelat me kanabis?
Pëlqej
Albeu.com
Pas superoperacionit të suksesshëm të policisë shqiptare për çrrënjosjen dhe asgjësimin e bimëve të kanabisit në të gjithë vendin, nuk mund të mos ngresh pyetjen: Përse një operacion i tillë aq i shumëpritur nuk u realizua nga qeveria e mëparshme e Sali Berishës? Tashmë dihet se të gjithë të dhënat mbi vendndodhjen e parcelave të mbjella me bimën narkotike u morën, në Jug e Veri, me anë të filmimeve nga lart në sajë të bashkëpunimit me Guardia di Finanza”-n italiane. Ishin këto fotografime nga ajri, me koordinatat përkatëse, që i dhanë mundësi policisë shqiptare të depërtojë deri edhe në zonat më të thella ku gjendeshin parcela ilegale me kanabis. Por bashkëpunimin e policisë italiane e kish pasur një vit më parë edhe qeveria e Berishës. Sikundër ministri Saimir Tahiri sivjet, një vit më parë informacionin dhe fotot për parcelat e kanabisit i kish marrë edhe ministri i Rendit i asaj kohe, Flamur Noka. E megjithatë, policia shqiptare nuk u mobilizua në një superoperacion antidrogë, si ky që sapo kemi parë, dhe që duket se e ka nxjerrë Shqip">Shqipërinë nga lista e vendeve prodhuese të drogës. Përse nuk veproi qeveria Berisha sikundër po vepron sot qeveria ‘Rama’? Përgjigjja është vetëm një: Për mungesë të vullnetit politik. Dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar deri në asgjësim krimin e kultivimit të drogës, nuk mund të mos çojë në dyshimin e ekzistencës së interesave të lidhura me kultivimin dhe trafikimin e drogës.



***

Bilancet janë shumë të qarta dhe mjaft diskredituese për qeverinë e djeshme të Berishës. Sipas të dhënave të publikuara deri më sot në media rezulton se policia shqiptare ka mundur të asgjësojë në shkallë vendi një total prej rreth 500 mijë rrënjë kanabis. Nga këto, rreth 190 mijë rrënjë janë asgjësuar vetëm në Lazarat ndërsa 140 mijë të tjera vetëm në Dukagjin. Dhe a e dini sa ka asgjësuar policia në vitin e kaluar kur Ministria e Rendit drejtohej nga Noka? Vetëm 50 mijë rrënjë kanabis! Ky ka qenë angazhimi i policisë në luftën kundër krimit nën një qeverisje që në vitin 2005 erdhi në pushtet me premtimin për të luftuar krimin, korrupsionin dhe mafien. Një angazhim, që i ballafaquar me shifrat e sotme të asgjësimit të kanabisit, nuk mund të mos shfaqet si tolerancë ndaj krimit, ndaj kultivimit dhe kontrabandimit të drogës pra dhe ndaj mafies.



***

Nuk do shumë mend për të kuptuar se mafia është fuqizuar shumë financiarisht gjatë qeverisjes “me duar të pastra” të qeverisë Berisha. Me qindra milionë euro kanë përfunduar në duart e saj vetëm në 8 vjet kur ndaj kultivimit të drogës bëhej një luftë vetëm butaforike. Mjafton të përpiqesh të llogaritësh këto vlera duke u nisur nga të dhënat që rezultojnë prej superoperacionit të sapopërfunduar nga policia shqiptare dhe kupton përmasat e lumit të parave që ka vërshuar në llogaritë e mafies vendase dhe asaj ndërkombëtare. Janë 500 tonë kanabis i asgjësuar. Po të mbajmë parasysh që çmimi i 1 kilogrami kanabis ka qenë, deri një vit më parë, rreth 600 euro, atëherë vlera e tregut e 500 tonë kanabis është 300 milionë euro. Vetëm një fraksion i vogël i kësaj shume ka shkuar në xhepat e fermerëve të kanabisit, ndërkohë që pjesa e luanit ka përfunduar në xhepat e mafies lokale dhe asaj ndërkombëtare. Dhe të shumëzuara për 8 vjet, janë miliarda që kanë fuqizuar mafien. Janë miliarda që, me shumë gjasa, mund të kenë depërtuar edhe nëpër kanalet bankare për t’u pastruar e transferuar në vende të tjera. Debati i nxehtë politik rreth Bankës së Shqip">Shqipërisë dhe emërimit të guvernatorit të saj pas shkarkimit të Ardian Fullanit, nuk do qe aspak çudi sikur ta merrte xanxën nga të tilla zhvillime të mbetura ende në errësirë dhe mister. Vërtet, ku kanë përfunduar ato miliarda dhe si?!



***

Nuk do të qe aspak çudi që Berisha mund të justifikohet një ditë duke thënë se e ka toleruar kultivimin e drogës nëpër Shqip">Shqipëri, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike të fshatarëve. Të njëjtën gjë bëri ai, vite më parë, për të justifikuar tolerimin po nga qeveria e tij, e kontrabandës së naftës në favor të regjimit të Milosheviçit që po përgjakte Kosovën. Por a është taktikë e mirë përpjekja për të kapërcyer vështirësitë ekonomike duke aktivizuar prodhimin e drogës dhe kontrabandën e saj? Nuk duhet harruar dhe këtu vijmë të mpleksja e interesave të politikës dhe një qeverie me kontrabandën dhe mafien, që një pjesë e kontrabandës së naftës u zhvillua nga e ashtuquajtura kompania “Shqiponja” e lidhur me PD. Ndërkaq, një deklaratë e tillë e Berishës do hidhte hije edhe mbi mburrjet për suksesin ekonomik të arritur gjatë qeverisjes së tij.


***

Se ç’goditje i është dhënë kultivimit të drogës në Shqip">Shqipëri gjatë kësaj pranvere dhe vere, e denoncon vetë tregu që edhe në rastin e kanabisit, është shumë më i saktë se propagandat apo kundërpropagandat. Pakësimi i ofertës së drogës nga Shqip">Shqipëria, për shkak të asgjësimit të saj dhe mosdaljes në treg, ka bërë që çmimi i një kilogrami kanabis të ngrihet me shpejtësi duke u dyfishuar nga 600 në 1200 euro për kilogram në tregjet ilegale të shteteve fqinje me Shqip">Shqipërinë. Pas rreth dy dekada rritje në simbiozë me mizerjen dhe krimin, mafia shqiptare ka marrë një goditje të rëndë në një nga kryerrënjët që e ushqente, kanabisin! Por beteja vazhdon…
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:58
Tage: Shqip
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori