Më tërheqëse se asnjëherë, Genta Ismajli rikthehet kështu për klipin e ri (FOTO LAJM)

Me anë të një videoje në llogarinë e saj, këngëtarja e njohur kosovare, Genta Ismajli ka lajmëruar projektin e radhës muzikor, të cilin siç duket ka vendosur ta xhirojë brenda Shqipërisë.

Ndërkohë artistja e ‘makeup-it’ Sellma ka ndarë një foto të këngëtares e veshur me fustanin në ngjyrë të kuq e kuruar deri në detaje.

“Së shpejti”, ka shkruar Sellma krah fotos duke lajmëruar dhe projektin e ardhshëm të Gentës.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Ismajlit ka qenë ai i titullar “Zjarr” i sjellë në muajin mars të vitit 2019. Që prej atij momenti duket se Genta ka shijuar historinë e dashurisë me partnerin turk, duke u shkëputur përkohësisht edhe nga muzika.


Shtuar 24.08.2020 07:11